2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Haraçinë, një grua vetëdigjet në hambar

Më të lexuarat

Suzane Ejupi nga Haraçina, bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, dje është vetëdjegur në hambar në oborrin e shtëpisë së saj. Djegiet në tërë trupin kanë qenë fatale. Familja dhe gjith fshati janë të tronditur nga kjo ngjarje tragjike. Gruaja 44 vjeçare dje rreth orës 19, sipas MPB-së, pa u parë nga askush është futur në hambar.

Dhjetë minuta më vonë djali i saj Ejupi ka dëgjuar britma të fuqishme. Ka dalur në oborr dhe ka vërejtur tym dhe flakë në hambar. Ka vrapuar se çfarë është duke ndodhur. Në atë moment e ka parë nënën e tij duke u djegur. Për ndihmë kanë vrapuar edhe bashkëfshatarët, të cilët kanë arritur ta tërheqin gruan në vend të sigurtë dhe kanë arritur që t’i shuajnë rrobat e djegura. Në atë moment gruaja ende ka dhënë shenja jete. Mirëpo kur ka arritur ndihma e parë, mjeku nuk ka mundur që t’i ndihmojë. Hetuesit thonë se gruaja ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, dhe supozojnë se pikërisht ajo është arsyeja e marrjes së një veprimi nga ana e saj.|albtime|kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit