1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

HAPJA GOJËS NË XHAMI

Më të lexuarat

HAPJA GOJËS NË XHAMI

Kur njeriut i hapet goja (nga gjumi, lodhja, etj.), duhet ta mbulojë gojën me dorë sa më shpejt, në mënyrë që të mos i shihet goja hapur, duke u bazuar në hadithin:
“Hapja e gojës është prej shejtanit, e kur t’ju hapet goja, mundohuni ta mbyllni sa të mundeni.”
Transmeton Muslimi.

E nëse nuk mund ta mbajë gojën mbyllur, atëherë le ta mbulojë gojën e tij me dorë, sipas hadithit:
“Kur t’ju hapet goja, mbulojeni atë me dorë, ngase shejtani ju futet brenda.”
Transmeton Muslimi.

Por, nëse i ndodhë që t’i hapet goja në xhami ditën e xhuma, atëherë le ta ndrroj vendin.
Thotë Pejgamberi alejhis selam:
” Nëse ndonjërit prej juve i ndodhë t’i hapet goja ditën e xhuma në xhami, le ta ndrroj venduljen e tij me një vendë tjetër”
Es Silsiletus Sahiha, 468.

S’është në rregull që gjatë hapjes së gojës të thuhet Eudhubil-lahi minesh shejtanir rraxhim (kërkimi i mbrojtjes nga shejtani), ngase një gjë e tillë nuk është theksuar nga Pejgamberi alejhis selam e as nga shokët e tij.

Përgaditi: Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit