-0.3 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Hapja e tunelit nënujor në Bosfor, Nishani në vend të Ramës krah Erdoganit (dhe një koinçidencë mes tyre)

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama është zëvëndësuar nga presidenti Nishani këtë të martë, për të qenë ai shqiptari krah Erdoganit në inagurimin e të parit tunel nënujor për automjete në Bosfor.

Muaj më parë afërsisht në të njëjtin pozicion ishte Rama, teksa Erdogan po inaguronte urën e re të Stambollit.

Ajo që bëri përshtypje në këtë rast ishte familjariteti i sjelljes së presidentit turk ndaj kryeqeveritarit shqiptar, tej çdo kortezie zyrtare.

Presidenti Nishani ndodhet këto ditë për një vizitë zyrtare në Turqi. Interesant dhe koinçidenca me vizitën e Ramës pak muaj më parë. Siç ky i fundit mbërriti në Stamboll natën e një sulmi terrorist në aeroportin “Ataturk”, ashtu dhe Nishani mbërriti gjatë orëve të atentatit ndaj ambasadorit rus.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit