1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Hapet xhamia e re në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt

Më të lexuarat

Hapet xhamia e re në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt

Me këndimin e tekbireve, në mënyrë solemne, u bë hapja e xhamisë së re në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt.

Në këtë ceremoni, përveç shumë banorëve të fshatit dhe të rrethinës, morën pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sekretari i Përgjithshëm, Ahmet ef. Sadriu dhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Ceremonia hapëse filloi me leximin e disa pjesëve nga Kurani fisnik, e më pas imami Mensur ef. Avdyli, përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar kështu të gjithë ata që në çfarëdo forme kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie. Ai tha se kjo xhami e tëra është ndërtuar nga bashkëfshatarët e fshatit Pleshinë e Ulët.

Kryetari i Këshillit të BI-së së Ferizajt, Nexhmedin ef. Bajrami, tha se përkundër faktit që kjo xhami qenka zbukuruar me mure të bukura, kësaj, prapë se prapë hijeshinë ia jep xhemati e besimtarët.

Në fjalën e tij përshëndetëse, sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu, tha se xhamia te ne është identitet, ngase ne me xhamitë, tregojmë se identiteti ynë është besimi islam. “Një prej faktorëve që ka ndikuar në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar është xhamia. Xhamia, përveç misionit të saj fetar, ka kryer edhe misionin kombëtar, ngase në xhami është mbajtur edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e po ashtu edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ajo ka shërbyer për ta mbrojtur kauzën e drejtë që ne kemi pasur, atë të çlirimit të trojeve tona” – tha ndër të tjera sekretari Sadriu.

Ndërkaq kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, foli rreth vlerës dhe rëndësisë që ka xhamia në aspektin fetar. Ai përmendi ajetet kuranore dhe hadithet profetike, të cilat flasin për vlerën e xhamisë. “Pejgamberi a.s. në një hadith ka thënë se çdo xhami është një kopsht Xheneti, andaj, më lejoni që t’ju përgëzoj që tashmë edhe ju, me ndërtimin e kësaj xhamie, keni ndërtuar kopshtet e Xhenetit. Zoti i shpërbleftë me mirësitë e Tij të pakufishme të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie” – tha kryeimami Sahiti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit