-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Hapet solemnisht Hamami i Tetovës i restauruar nga TIKA

Më të lexuarat

U bë hapja solemne e hamamit të Tetovës, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) sipas proektit të pregatitur prej Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen solemne morrën pjesë ministrja e Kulturës së Maqedonisë Elizabeta Kançevska Milevska, zëvendëskryetari TIKA-s Ali Maskan, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë, Behixhudin Shehabi, ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Sölendil, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe kompanive në Maqedoni, politikanë, akademikë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe të tjerë.

Hapja solemne përbëhej prej dy pjesëve, në pjesën e parë u mbajtën fjalimet, ndërsa në pjesën e dytë u shfaq ekspozita “Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore në Maqedoni dhe kontributi i TIKA-s”.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në fjalimin e saj theksoi se Tetova është një qytet me shumë vlera të vjetra kulturore dhe se angazhimi i tyre do të mbetet gjithmonë në drejtim të politikave të balancuara. Arifi e cila theksoi se investim në kulturë është një vlerë e veçantë tha se, “Dua ti faleminderoj posaçërisht miqët të TIKA-s të cilët kanë vërjetur këtë moment të rëndësishëm të kulturës dhe historisë sonë të përbashkët dhe në këtë drejtim më tepër kanë bërë që të ketë një afërsi dhe memorie të përbashkët të kaluarës sonë”.

Zëvendëskryetari i TIKA-s, Ali Maskan në fjalimin e tij theksoi se kanë bërë aktivitete në fusha të ndryshme në Maqedoni me të cilën kanë një lidhje miqësie me histori 600 vjeçare. Ai theksoi se aktivitet kulturore u kanë dhuruar knaqësi më të madhe.

Maskan theksoi më tej se kanë bërë shumë punë me kontributin e ministrisë së Kulturës së Maqedonisë dhe se renovimi i Çifte Hamamit në Tetovë është një ndër ato punë. “Këto vepra nuk duhet parë si një grumbull gurësh sepse këto vepra kanë jetë. Këto monumente pesë shekullore po të kishin gojë për të folur do të kishin treguar shumë në lidhje me atë që kanë përjetuar”, theksoi Maskan. Ai në fund të fjalimit dëshiroj që restaurimi i këti objekti të sjellë të mira në vend.

Ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kançevska Milevska, nga ana e saj tha se janë të kënaqur sepse ky projekt është pjesë e një projekti të qeverisë së Maqedonisë. Kançevska Milevska theksoi se me restaurimin e këtij monumenti të shekullit të 16-të, të njëjtit i është kthyer shkëlqimi i mëparshëm. Milevska duke shprehur kënaqësinë e saj në lidhje me përfundimin e këtij proektit theksoi se, “Proekti i restaurimit të Çifte Hamamit të Tetovës, është një ndër shumë projektet të cilat e paraqesin miqësinë mes Turqisë dhe Maqedonisë”.

Çifte Hamami i qytetit të Tetovës është ndërtuar në shekullin e 16 përballë xhamisë së Larme. Ky hamam është një ndër monumentet më interesante të arkitekturës së kohës Osmane në vend. Hamami aktualisht përdoret si galeri arti dhe sallë ekspozite nga ana e ministrisë së Kulturës së Maqedonisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit