-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Hapet qendra e parë islame turke në SHBA

Më të lexuarat

Qendra Fetare Amerikane do të hapet në vizitën e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilën do të zhvillojë në fund të muajit mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Fetare Amerikane e cilë është bërë me bashkëpunimin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Fetar të Turqisë, do të bëhet qendra e parë islamike turke e cila muslimanët në vend do ti bashkojë nën të njëjtën çati.

Sipas informacioneve të cilat gazetari i AA-së i ka marrë, qendra në fjalë do të hapet gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan në SHBA-të më 29 dhe 31 mars.

Në Qendrën Fetare Amerikane, qëllimi është që ”popullatës ti bëhet e qartë dhe të informohet lidhur me të drejtat themelore të Islamit, të jetë udhërrëfim për popullin në bazat e besimit, adhurimit dhe etikës, zhvillimin e marrëdhënieve mbi bazat e drejtësisë, paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit