0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hapet kufiri për refugjatët

Më të lexuarat

– Emigrantët ekonomikë, të cilët që prej dy ditësh kishin bllokuar kalimin e kufirit greko-maqedonas, më në fund vendosën të lejojnë refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku për kalimin e kufirit.

Grupi i emigrantëve ekonomikë, të cilin policia greke nuk mundi ta largonte duke i siguruar kështu kalimin e kufirit grupit të refugjatëve, pas negociatave me UNHCR-në, vendosi ta lirojë kufirin.

Për të siguruar rrugën për të kaluar refugjatët në Maqedoni, policia greke me forcë dhe gaz lotsjellës arriti t’i largonte mijëra emigrantët ekonomikë, por në grupin e fundit nuk mundi të ndërhyjë, për arsye se mes tyre kishte fëmijë dhe të moshuar.

Refugjatët ishin të bllokuar mes Greqisë dhe Maqedonisë, për shkak se emigrantët ekonomikë nga Bangladeshi, Pakistani, Irani dhe Maroku mëngjesin e djeshëm bllokuan kalimin e kufirit, pasi sipas tyre kufiri duhet të jetë i hapur për të gjithë e jo të selektohen personat nga origjina e shtetit nga vijnë.

Ata tashmë ndodhen të bllokuar në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, për shkak se vendet e Evropës vendosën që të pranojnë refugjatë vetëm nga Siria, Afganistani dhe Iraku, ndërsa jo emigrantë ekonomikë nga vendet ku nuk ka luftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit