8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Hapet aplikimi për subvencione për lehonat e kategorisë sociale në Prishtinë

Më të lexuarat

Komuna e Prishtinës e ka hapur nga e premtja aplikimin për subvencionim prej 500 euro për nënat lehona përfituese të skemës sociale.

Adelinë Sahiti, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Prishtinë ka thënë se kanë vendosur ta nisin me kategoritë sociale, në mënyrë që në të ardhmen të zgjerohen ato.

“Brenda vitit 35 mijë euro po mendojmë t’i planifikojmë. Mirëpo duke pasur parasysh trendin e rënies së lindjeve që ka përfshirë edhe këto kategori sociale, mendojmë se nuk do ta tejkalojmë këtë shifër”, ka thënë Sahiti.

Ajo ka bërë të ditur se 500 eurot do t’i përfitojë secila nënë e kategorisë sociale e cila ka sjellë në jetë fëmijë nga 1 janari i këtij viti.

“Këto 500 euro, një nënë që sjell një fëmijë nga 1 janari i këtij viti, do të ketë të drejtë vetëm një herë që ta marrë këtë shumë. Aplikimin e kemi hapur dhe bëhet duke ardhur fizikisht në zyrën e Objektit të komunës së vjetër të Prishtinës”, është shprehur ajo.

Për të aplikuar për Subvencione në vlerë prej 500 euro, nënat lehona përfitues të skemës sociale aplikues duhet t’i plotësoj këto kritere: të jetë përfitues i Skemës Sociale, të jetë regjistruar në regjistrin civil të Komunës së Prishtinës (banorë KK Prishtinës), dhe të kenë lindur fëmijën nga data 01.01.2022 dhe tutje, brenda territorit të Komunës së Prishtinës./Botapress/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit