9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier uroi Myftiun Tërnava me rastin e Hixhretit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 29 korrik 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në prag të Vitit të ri të myslimanëve – Hixhretit, ka vizituar sot Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku u prit nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.

Ambasadori amerikan pasi vizitoi hapësirat e xhamisë, i uroi Myftiut Naim ef. Tërnava, e përmes tij edhe besimtarëve vitin e ri mysliman -Hixhretin, për të cilin ai u shpreh: “Falënderoj Myftiun Tërnava për mirëpritjen dhe njëherësh ia uroi vitin e ri Hixhri 1444. Respekti për trashëgiminë e larmishme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne, shumetnike. Sot, isha i nderuar të shënoj Vitin e Ri Islam me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoj mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë të lirë nga diskriminimi” – tha ambasadori.

Ndërsa, Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadorin amerikan për vizitën dhe urimin e vitit të ri hixhrij. Në bisedë me ambasadorin amerikan, Myftiu Tërnava edhe njëherë potencoi rolin dhe kontributin e SHBA për lirinë e Kosovës.

The post Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier uroi Myftiun Tërnava me rastin e Hixhretit appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit