0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Hapet aplikimi për subvencione për fermerët e qumështit

Më të lexuarat

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar se ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për fermerët që merren me kultivimin e qumështit.

Në bazë të komunikatës për media nga kjo ministri, subvencionimi do të bëhet sipas kategorive të cilësisë, si për therrjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri dhe akuakulturë për gjashtëmujorin e parë 2022.

Periudha e aplikimit që ka filluar sot, më datë 20 korrik, do të jetë e hapur deri më 19 gusht 2022, në ora 16:00.

Ndërsa, aplikimi për të përfituar subvencione në kuadër të kësaj thirrje për aplikim, bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Ndërkaq, të gjitha informatat e hollësishme për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, fermerët mund t’i marrin në web faqen e AZhB-së,

https://www.azhb-ks.net/sq/thirrje-per-aplikim,

si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi./buletiniekonomik

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit