9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Hapet Ambasada e Palestinës në Vatikan

Më të lexuarat

Presidenti i Palestinës, ka hapur ambasadën e vendit të tij në Vatikan, ndërsa para hapjes së ambasadës u takua me Papa Françeskun

VATIKAN (AA) – Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, ka hapur ambasadën e vendit të tij në Vatikan, ndërsa para hapjes së ambasadës u takua me Papa Françeskun, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e ambasadës së Palestinës në Vatikan ka marrë pjesë edhe sekretari i shtetit të Vatikanit kryepeshkopi Angelo Becciu.

Në një deklaratë pas hapjes së ambasadës e cila ndodhet në bulevardin Porta Angeleica, Abbas është shprehur “Sot kemi patur një takim me Papën. Shpresoj që edhe shtetet e tjera të ndjekin shembullin e Vatikanit dhe të njohin shtetin e Palestinës”.Vatikani e ka njohur Palestinën në vitin 2005.

Ndërsa në lidhje me premtimin e presidentit të zgjedhur në SHBA, Donald Trump, se ambasadën nga Tel Avivi do ta transferojë në Jerusalem, Mahmud Abbas tha se “Nëse realizohet një vendim i tillë kjo nuk do ti shërbejë paqes. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë.”

Lideri palestinez pas fjalimit të tij ka hyrë në ambasadë dhe ka ngritur flamurin e Palestinës.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit