-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Hannibal”-i e jo Hamasi që vrau izraelitë më 7 tetor

Piloti ushtarak i shkarkuar nga Netanyahu tregon të vërtetën tjetër të asaj dite

Më të lexuarat

Piloti ushtarak izraelit nënkoloneli Nof Erez tha se ushtria izraelite veproi në përputhje me Direktivën Hannibal e cila parashikon edhe vrasjen vetë pengjeve gjatë një pangmarrjeje, ndodhur kjo pra ditën e sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Pas konformimit të faktit se atë ditë shumë viktima izraelite ishin nga vetë Izraeli, pra ushtria e jo Hamasit, tashmë kjo është kthyer në një çështje të nxehtë në opinionin publik në Izrael.

Kjo ka ndezur debatin nëse atë ditë ushtria izraelite zbatoi doktrinën e njohur si Direktiva Hannibal.

Direktiva Hannibal ose Protokolli Hannibal është një procedurë e diskutueshme e përdorur nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) për të parandaluar kapjen e ushtarëve izraelitë nga forcat armike. Sipas kësaj direktive, “rrëmbimi duhet të ndalet me të gjitha mjetet, edhe me çmimin e sulmit dhe dëmtimit të forcave të veta.” Direktiva u prezantua në vitin 1986 pas rrëmbimeve të shumta të ushtarëve të IDF në Liban dhe shkëmbimeve të diskutueshme të të burgosurve.

Në një prononcim për gazetën izraelite Haaretz, piloti ushtarak izraelit Erez theksoi se forcat izraelite që ndërhynë gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor mund të kenë vepruar në përputhje me Protokollin Hannibal, i cili parashikon vrasjen e izraelitëve që rrezikojnë duke u kapur.

Ai kujtoi se Direktiva Hannibal ishte planifikuar nga ushtria izraelite pas ngjarjeve në Liban 30 vjet më parë.

Ai theksoi se ende nuk dihet nëse pengjet u qëlluan apo jo kur avionët luftarakë dhe dronët filluan të hapnin zjarr në ditën e sulmit të Hamasit.

“Duket se Protokolli Hannibal u zbatua në një moment, sepse kur zbuloni një situatë pengjesh, atëherë është Hannibal, por Hannibal që kemi praktikuar në stërvitje për 20 vitet e fundit është i lidhur vetëm me një automjet me pengje në të. Ajo që pamë këtu ishte një Hanibal masiv. Kishte shumë hapje në gardhesh, kishte mijëra njerëz me automjete të ndryshme, me dhe pa pengje”, tha ky pilot ushtarak.

“Unë e di që kush kishte armë, drone, bëri të pamundurën pa koordinim me forcat tokësore, sepse ato forca nuk ekzistonin atëherë”, tha nënkoloneli Erez.

Ky pilot u shkarkua më 31 tetor pas kritikave të tij ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite njoftoi se Erez u shkarkua pasi diskutoi “çështje politike” gjatë shërbimit ushtarak aktiv. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit