0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Haniyye deshifron planin e Trumpit për “marrëveshjen shekullore” në Palestinë

Më të lexuarat

Kreu i krahut politik të Hamasit, Ismail Haniyye theksoi se gjaku i dëshmorëve në kufirin e Gazës parandaloi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të publikojnë planin e Presidentit Donald Trump të cilësuar si “marrëveshja shekullore”.

Kreu i krahut politik të Hamasit, Ismail Haniyye theksoi se gjaku i dëshmorëve në kufirin e Gazës parandaloi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të publikojnë planin e Presidentit Donald Trump të cilësuar si “marrëveshja shekullore”.

Haniyye, në prononcimin e tij të bërë gjatë protestave të organizuara në kufirin e Gazës të premten e 8-të të protestave të Marshimit të Madh të Kthimit të quajtur si “Xhumaja e Përkushtimit Ndaj Dëshmorëve”, ka thënë se kjo protestë ka tronditur rrethimin e Izraelit që vazhdon prej vitit 2007 e këtej.

Ai gjithashtu shtoi se këto protesta që vazhdojnë për 8 javë nuk janë protesta të zakonshme, por janë protesta në të cilat populli palestinez i thotë “Jo” pushtimit dhe rrethimit dhe ku ripërsërit kërkesën për të falur namazin në Xhamin Al-Aksa.

Duke e vënë në dukje se protestat në kufirin e Gazës do të vazhdojnë deri në arritje të rezultateve dhe se udhëheqja e Hamasit nuk i frikësohet kërcënimeve të Izraelit, Haniyye tha: “Gjaku i derdhur i dëshmorëve në kufirin e Gazës, parandaloi shpalljen e ‘planit shekullor’ të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump”.

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit ndaj protestuesve palestinezë më 14 maj të organizuara për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës së ShBA-së nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe me rastin e 70-vjetorit të Nakba-s (Fatkeqësisë së Madhe), janë martirizuar 62 palestinezë ndërsa u plagosën mbi 3 mijë të tjerë.

Pretendohet se iniciativa e Trumpit për gjetjen e zgjidhjes problemit izraelito-palestinez e quajtur si “marrëveshja e shekullit”, parashikon aneksimin e një pjese të gadishullit Sinai për formimin e shteti të Palestinës, ndërkaq Egjipti e përgënjeshtron këtë pretendim.

Ky plan që përmbante kushte të vështira për palestinezët si shpallja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe aneksimi i 10 për qind të vendbanimeve hebreje, nuk ishte pranuar nga ana e palës palestineze.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Saib Urejkat edhe më herët kishte përgatitur një “raport politik” me 13 pikë ku vihet në dukje në pika kryesore “marrëveshja e shekullit” të cilin ShBA-ja planifikonte ti paraqiste Izraelit dhe Palestinës.

Pika e parë e këtij raporti ishte “Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe zhvendosja e ambasadës së ShBA-së në Jerusalem”, ndërsa pika e dytë parashikon formimin e një shteti Palestinez në kufijtë e vitit 1967 dhe formimin e një kryeqyteti në lagjet periferike të Jerusalemit (afërsisht 6km larg).

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit