1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hanije e quan Izraelin “pirat” pas ndërhyrjes ndaj “Flotës së Lirisë”

Më të lexuarat

Përmes një deklarate me shkrim, Hanije e cilësoi si “piratëri” ndërhyrjen e forcave okupatore izraelite të mbështetura nga SHBA ndaj anijes pak para arritjes në Gaza

 

GAZA (AA) – Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hanije, e ka dënuar ndalimin e një anijeje të “Flotës së Lirisë” e cila më 15 korrik u nis nga Norvegjia dhe Suedia për të thyer embargon në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Hanije e cilësoi si “piratëri” ndërhyrjen e forcave okupatore izraelite të mbështetura nga SHBA ndaj anijes pak para arritjes në Gaza në tentativë për të thyer bllokadën e gjatë mbi Rripin e Gazës.

Hanije përshëndeti aktivistët në anije, duke u shprehur i lumtur nga të gjitha përpjekjet që bëhen për të ndaluar dhimbjet e popullit palestinez.

“Përkundër praktikave ilegale të Izraelit, mesazhi i aktivistëve arriti fuqimisht në Gaza. Në kërkojmë nga secili në botë që mbështet lirinë të jenë në solidaritet me kauzën palestineze dhe popullin e Gazës dhe të kërkojnë llogari nga Izraeli për krimet e kryera”, ka shtuar Hanije.

Kujtojmë se dje forcat detare izraelite ndërhynë ndaj një anijeje që lundronte në kuadër të “Flotës së Lirisë”, të nisur nga Norvegjia dhe Suedia më 15 maj me qëllim thyerjen e bllokadës në Gaza, duke e tërhequr atë në Portin e Ashdodit.

Në anijen me flamur norvegjez e cila tranpsortonte artikuj mjekësorë për në Gaza, ndodheshin 22 persona nga 16 shtete, përfshirë edhe gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

“Flota e Lirisë” për në Gaza synon të krijojë opinion publik dhe sensibilizim në lidhje me çështjen e Gazës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit