0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Hani i Elezit mirëpret refugjatët sirian

Më të lexuarat

Fluksi i refugjatëve sirianë dhe telashet e një dite më parë lidhur me alivanosjen e 3 sirianëve në kufirin me Maqedoninë ka shtyrë autoritetet komunale të Hanit të Elezit që të marrin masa të përkohshme pranimi.

Komuna e kufirit bashkë me drejtues të Bashkësisë Islame në këtë mjedis mësohet se kanë bërë gati dy xhamitë e qendrës dhe disa të tjera nëpër fshatra për pranim të përkohshëm të refugjatëve sirianë nëse eventualisht ndodh një fluks i tillë. Këtë e ka konfirmuar të martën për KD-në edhe vetë kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Nëse eventualisht ka refugjatë sikur që ishte lufta në Maqedoni, të paktën xhamitë ku kanë hapësira do të shfrytëzohen për momente më emergjente që të mos lihen jashtë njerëzit, e pastaj të bisedohet edhe me njerëzit që kanë mundësi të ofrojnë strehim. Gjithashtu pronari i një hoteli në Han të Elezit është lajmëruar që të pranojë refugjatë nëse ka nevojë”, ka thënë Suma.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit