-0.6 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Hani i Elezit është komuna e vetme në Kosovë që ka denoncuar Serbinë për krime lufte

Më të lexuarat

Lufta e fundit në Kosovë la shumë të vrarë e të dhunuar dhe në tërë territorin e saj jetojnë ende dëshmitarë për krimet e luftës të kryera në luftën e viteve 1998/1999.

Megjithatë, deri më sot nuk ka pasur një padi apo denoncim në nivel institucional lidhur me këto krime, veçse raste individuale në prokuroritë e misioneve ndërkombëtare që deri më tani janë marrë me këto raste.

Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit, një ndër komunat më të vogla të Kosovës, ka bërë kallëzim penal lidhur me krimet e luftës që janë kryer në territorin e kësaj komune. Suma i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tregoi se kishte formuar një komision brenda Komunës për të mbledhur dëshmi për këto raste dhe më pas bëri kallëzimin penal në vitin 2012.

“Nuk ka nevojë për mjete financiare se dëshmitë ekzistojnë. Dëshmitë janë të freskëta edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë ka video incizime të krimeve të kryera. Nga ajo kohë nuk ka pasur diçka konkrete përjashtimisht vitin e kaluar kur kanë ardhur në zyrë dhe kanë kërkuar ndihmën tonë për t’i identifikuar dëshmitarët”, tha kreu i Hanit të Elezit.

Ai po ashtu konsideron se një padi ndaj Serbisë për krimet e luftës së kryera në Kosovë do të duhej të ishte bërë kohë më parë.

“Realisht është dashur të ketë shumë padi kundër Serbisë kur dihet se kush ka bërë krime në Kosovë, krimet i ka bërë Serbia, por fatkeqësisht edhe 20 vjet pas luftës po mundohen të ndërrohen rolet, krimineli të shndërrohet në viktimë dhe viktima kriminel”, tha kreu i Hanit të Elezit.

Rufki Suma është kryetari i parë në Kosovë që fiton mandatin si i pavarur. Ai tani udhëheq për të tretën herë me komunën e Hanit të Elezit. Përndryshe përveç që është një atdhetar i madh, ai është edhe një besimtarë i devotshëm musliman. Ai në luftën e fundit ishte komandant në Brigadën 164 “Gafurr Loku” dhe ka një vëlla dëshmorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit