0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Han të premten në Shkup

Më të lexuarat

Eurokomesari për bisedime dhe zgjerim Johanes Han definitivisht do të vizitojë Shkupin të premten më 15 janar.

Zëdhënësja e Komisionit europian Maja Kocijancic ka vërtetuar ardhjen e Hanit në Shkup të premten me cka sic ka thënë ajo pritet që të bisedojë rreth realizimit të marveshjes së Përzhinos.

‘’Komesari Johanes Han do të vizitojë Shkupin më 15 janar’’, ka qenë deklarata e zëdhënëses.

Sic është e njohur para festave të fundvitit Han kishte dërguar letër deri tek liderët e partive politike në vend se planifikon që në janar të vizitojë vendin dhe të shoh realizimin e marveshjeve të nënshkruara për të mbajtur zgjedhjet parlamentare më 24 prill.

Ardhja e Han në Maqedoni të premten pritet që të ndërlidhet edhe me zgjedhjen e qeverisë teknike me kryeministër të ri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit