Thirrja erdhi pasi një raport i fundit i OKB-së zbuloi shkelje izraelite të të drejtave të palestinezëve, dhunën e kolonëve izraelitë dhe ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze
Grupi i rezistencës palestineze Hamas i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë për të ndaluar shkeljet e të drejtave të palestinezëve nga ana e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Thirrja erdhi pasi një raport i fundit i OKB-së zbuloi shkeljet izraelite të të drejtave të palestinezëve, dhunën e kolonëve izraelitë dhe ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze.
“Në Rripin e Gazës, 2.1 milionë palestinezë janë nën një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore për 15 vjet, të cilën njerëzit e Gazës dhe organizatat ndërkombëtare e përshkruajnë si një ‘burg të hapur'”, thuhet në raport.
Hamasi mirëpriti raportin e OKB-së “i cili dokumenton krimet dhe shkeljet kundër tokës dhe popullit palestinez, përfshirë torturën sistematike të të burgosurve, politikat e diskriminimit dhe aparteidit, prishjen e shtëpive dhe vjedhjen e burimeve natyrore”.
Lëvizja palestineze i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbajë përgjegjës liderët izraelitë për krimet kundër palestinezëve dhe të sigurojë që ata të ndëshkohen për veprimet e tyre.