3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hamasi pranon pajtimin e propozuar nga Egjipti

Më të lexuarat

“Egjipti ka prezantuar një dokument të shkruar dhe të qartë për dhënien fund të ndasive dhe për riorganizimin brendapalestinez”, tha Khalil al-Hayya

Hamasi ka pranuar propozimin e Egjiptit për ndërprerjen e ndasive ndërpalestineze, deklaroi sot një anëtar i grupit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Egjipti ka prezantuar një dokument të shkruar dhe të qartë për dhënien fund të ndasive dhe për riorganizimin brendapalestinez”, tha Khalil al-Hayya, anëtar i Byrosë Politike të Hamasit.

Komentet e tij, i bëri gjatë një eventi të mbajtur në Gaza, ku sqaroi se “ky dokument përfshin të gjitha kërkesat e fraksioneve kombëtare, dhe ne e kemi pranuar pavarësisht rezervave tona”.

Al-Hayya i bëri thirrje grupit rival, Fatahut, që të pranojë propozimin egjiptian për pajtim dhe unitet, në mënyrë që të fokusohet tek sfidat me të cilat përballet kauza palestineze.

Ai nënvizoi edhe nevojën për një partneritet të vërtetë për rindërtimin e institucioneve kombëtare, kryesisht nën ombrellën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Tashmë për një kohë, delegacioni egjiptian po luan rolin e “shatëll diplomacisë”, duke u endur nga Rripi i Gazës në Bregun Perendimor dhe në Izrael, ku po takojnë zyrtarët e Hamasit, Fatahut dhe qeverisë izraelite.

Bisedimet po zvillohen në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit në njërën anë dhe arritjen e pajtimit ndër-palestinez midis rivalëve.

Acarimi i raporteve midis Fatahut dhe Hamasit ka ardhur në shprehje që kur ky i fundit fitoi shumicën dërmuese në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 dhe mori kontrollin e Gazës pas një përleshjeje vdekjeprurëse një vit më vonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit