-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Hamasi: Nuk ka negociata për të burgosurit pa ndërprerjen e plotë të agresionit ndaj Gazës

Më të lexuarat

“Nuk do të ketë negociata në lidhje me ndonjë marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve nëse nuk ndalet plotësisht agresioni kundër Rripit të Gazës dhe nëse nuk respektohen kushtet e rezistencës”, tha Hamdan

Grupi palestinez Hamas ka përsëritur refuzimin për t’u përfshirë në bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve me Izraelin nëse nuk ka një ndërprerje të plotë të agresionit kundër Rripit të Gazës dhe një angazhim ndaj kushteve të vendosura nga fraksionet e rezistencës, transmeton Anadolu.

Deklatata erdhi gjatë një konference për media në kryeqytetin libanez Bejrut nga udhëheqësi i Hamasit, Osama Hamdan.

“Nuk do të ketë negociata në lidhje me ndonjë marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve nëse nuk ndalet plotësisht agresioni kundër Rripit të Gazës dhe nëse nuk respektohen kushtet e rezistencës”, tha Hamdan.

Hamdan shprehu gatishmërinë e grupit për “t’u angazhuar në të gjithë përpjekjet që synojnë t’i japin fund agresionit në Gaza dhe Bregun Perëndimor, lirimin e të burgosurve dhe krijimin e një kuadri kombëtar për rimëkëmbjen e të drejtave kombëtare, duke çuar në krijimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytetin e tij në Kuds”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit