4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Hamasi: Netanyahu vonon marrëveshjen për Gazën duke vendosur pengesa

Më të lexuarat

Anëtari i Byrosë Politike të Lëvizjes Hamas, Izzet al-Rishk tha se kryeministri izraelit Netanyahu përpiqet të vonojë arritjen e marrëveshjes për Gazën duke krijuar vazhdimisht pengesa

Anëtari i Byrosë Politike të Lëvizjes Hamas, Izzet al-Rishk tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po përpiqet të vonojë arritjen e marrëveshjes për Gazën duke krijuar vazhdimisht pengesa, transmeton Anadolu.

Rishk bëri një deklaratë në faqen e tij në Telegram në lidhje me pretendimin e Kryeministrisë izraelite se Hamasi bllokoi marrëveshjen në Gaza. “Është vet Netanyahu që e shtyri marrëveshjen, e shmangu dhe i krijoi pengesa marrëveshjes”, tha Rishk.

Ai theksoi se Hamasi hapi rrugën për arritjen e një marrëveshjeje.

“Hamasi kapërceu pengesat e Izraelit. Ndërsa ata mirëpritën çështjet e përfshira në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden lidhur me armëpushimin, tërheqjen e ushtrisë okupuese nga Rripi i Gazës dhe shkëmbimin e të burgosurve, Netanyahu nuk i pranoj ato”, tha ai.

– Kërkesa të reja

Rishk potencoi se deklarata e Netanyahut se ai “pranoi ofertën që ata paraqitën dhe mbi të cilën Hamasi bëri korrigjime” ishte gënjeshtër.

“E gjithë bota e di se Izraeli ka bërë kushte dhe kërkesa shtesë që nuk përfshihen në ofertën e tij”, tha Rishk duke shtuar se Netanyahu nuk iu përgjigj ofertave të ndërmjetësuara në të gjitha raundet e negociatave dhe atë që ndodhi në bisedimet e fundit në Romë.

Faqja e lajmeve izraelite “Wala” dy ditë më parë tha se Izraeli paraqiti propozim të ri në SHBA lidhur me marrëveshjen dhe se Netanyahu bëri kërkesa të reja, veçanërisht lidhur me krijimin e një mekanizmi vëzhgues që do të pengonte transferimin e armëve nga jugu në veri të Rripit të Gazës.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit