Në një deklaratë për kanalin televiziv “Al-Aqsa”, Khalil al-Hayya, nënkryetari i Byrosë Politike të Hamasit, tha se organizata hedh poshtë kërcënimet në lidhje me rindërtimin e Gazës dhe nuk do të bëjë kompromise politike.
Duke paralajmëruar që Izraeli do të përballet me pasoja të tmerrshme, “vetëtimat do të shpërthejnë para fytyrave të tyre”, nëse nuk frenon kolonët hebrenj në Jerusalem dhe në xhaminë al-Aqsa, al-Hayya tha se armëpushimi është në një gjendje të brishtë dhe zgjidhja e problemeve të tilla është thelbësore për forcimin e tij.
Al-Hayya tha se një vizion gjithëpërfshirës kombëtar nuk është bërë ende i qartë, gjë që e bën më të mirë për Palestinën të shtyjë takimet e dialogut në kryeqytetin egjiptian Kajro.
Sulmet e Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës filluan më 10 maj dhe përfunduan më 21 maj pas një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.
Një total prej 254 palestinezësh, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, u vranë në bombardimet e Izraelit në Gazë.