1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Hamasi dhe Xhihadi Islamik: Krimet izraelite nuk do të mbeten pa përgjigje

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e lëvizjes së rezistencës islamike palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë theksuar për vazhdimin e intifadës.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, përfaqësues të lëvizjes islamike Hamas dhe Xhihadi Islamik në protestat e djeshme, duke bërë thirrje për vazhdimin e intifadës, deklaruan se krimet e sionistëve nuk do të mbeten pa përgjigje.
Ismail Ridvan, udhëheqës i lartë i Hamasit, kërkoi nga të gjithë palestinezët që të mos tërhiqen nga qëllimet e intifadës.
Halid Al Batsh, përfaqësues i Xhihadit Islamik tha se dekadat po kalojnë dhe se Izraeli kurrë nuk do të arrijë t’a mposhtë popullin palestinez.
Zijad Zaza, një tjetër anëtar i Hamasit, ka thënë: “Palët ndërkombëtare dhe rajonale, të cilat janë të përfshira në rrethimin e Gazës duhet t’a dinë që kurrë nuk do ta thyejnë rezistencën palestineze”.
Që nga fillimi i intifadës rreth 4 muaj më parë regjimi sionist është shumë i shqetësuar në lidhje me këtë situatë. Qendra për Studime Politike Al Zejtun, njoftoi se sulmet kundër popullit palestinez, janë krejtësisht të paefektshme.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit