1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hamasi dënon ndalimin nga Izraeli për hyrje në Al-Aksa të imamit të saj Shejh Sabri

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme i Izraelit, Moshe Arbel, njoftoi gjithashtu se leja e qëndrimit e Shejh Sabriut në Kudsin Lindor ishte planifikuar të anulohej dhe të largohej nga qyteti

Hamasi ka dënuar ndalimin nga Izraeli për Shejh Ikrime Sabri, imamin e Xhamisë Al-Aksa, për të hyrë në xhami për 6 muaj, transmeton Anadolu.

Hamasi në një reagim me shkrim i bëri thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Lidhjes Arabe që “të ndërmarrin veprime kundër përpjekjes së Izraelit për të judaizuar Mesxhid al-Aksanë dhe të ofrojnë mjete për të mbrojtur vendet e shenjta të Islamit dhe të krishterëve, veçanërisht Xhaminë Aksa”.

Në reagimin e Hamasit gjithashtu u dënua ndalimi izraelit për hyrjen e imamit në xhaminë Al-Aksa për 6 muaj.

– Çfarë ka ndodhur?

Policia izraelite ndaloi në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor të pushtuar imamin e Xhamisë al-Aksa, Shejh Sabri, i cili kreu lutje në hytben e xhumasë më 2 gusht për kryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në Iran.

Njoftohet se Shejh Sabri, ish-myfti i Kudsit dhe Palestinës dhe imami i Xhamisë Al-Aksa, i cili u lirua pas një kohe, iu ndalua hyrja në Mesxhidul Aksa për 6 muaj.

Ministri i Punëve të Brendshme i Izraelit, Moshe Arbel, njoftoi gjithashtu se leja e qëndrimit e Shejh Sabriut në Kudsin Lindor ishte planifikuar të anulohej dhe të largohej nga qyteti.

Në letrën që i dërgoi kryeprokurorit publik Gali Baharav-Miara, Arbel tha se planifikonte t’i anulonte lejen e qëndrimit Shejh Sabriut.

Autoritetet izraelite e kanë arrestuar Shejh Sabriun shumë herë gjatë viteve të fundit, e kishin nënshtruar atë në hetim, e kishin penguar të hynte në Mesxhid al-Aksa dhe i kishin ndaluar daljen jashtë vendit.

Izraeli anulon rezidencën e palestinezëve me status të përhershëm qëndrimi në Kudsin Lindor të pushtuar dhe i deporton ata në Bregun Perëndimor të pushtuar.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit