“Vizita e presidentit amerikan Biden nuk është gjë tjetër veçse shërbim ndaj interesave izraelite në rajon në kurriz të çështjes palestineze”, tha Zëdhënësi i Hamas-it, Hazem Qassem
Hamasi ka mbrojtur idenë se vizita që presidenti amerikan, Joe Biden, do të kryejë në Lindjen e Mesme do t’i shërbejë Izraelit me koston ndaj kauzës palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Hamas-it, Hazem Qassem, në një deklaratë për AA, tha se kontaktet disa ditore që Biden do të zhvillojë në Izrael, Palestinë dhe Arabinë Saudite “do të thellojnë ndarjet rajonale me qëllim mbrojtjen e projektit sionist”.
Duke mbrojtur idenë se qëllimi kryesor i të gjitha vizitave të presidentëve amerikanë në rajon deri më tani është t’i shërbejnë interesave të Izraelit, Qaseem deklaroi “Vizita e presidentit amerikan Biden nuk është gjë tjetër veçse shërbim ndaj interesave izraelite në rajon në kurriz të çështjes palestineze”.
Qaseem u bëri thirrje grupeve të rezistencës kundër politikave të Izraelit dhe SHBA-së që të bashkojnë radhët. “Krijimi i aleancave ushtarake në të cilat do të përfshihet Izraeli gjatë vizitës së Biden dhe zgjerimi i normalizimit izraelito-arab janë një rrezik strategjik si për kauzën palestineze ashtu edhe për interesat kombëtare të rajonit të Lindjes së Mesme”, ka deklaruar Qaseem.
Presidenti amerikan Biden më 13-16 korrik do të zhvillojë vizitë në Lindjen e Mesme që përfshin Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Arabinë Saudite.