Shefi i byrosë politike të Hamasit, Halid Meshal dokumentin në fjalë të përbërë nga 5 faqe dhe 42 nene e shpalosi në Katar, ku është i syrgjynosur.
Organizata Palestineze e Rezistencës Islamike, “Hamas”, shpalosi “dokumentin e vizionit dhe të politikave të reja”.
Shefi i byrosë politike të Hamasit, Halid Meshal dokumentin në fjalë të përbërë nga 5 faqe dhe 42 nene e shpalosi në Katar, ku është i syrgjynosur.
Sipas kësaj në programin e ri politik të kësaj lëvizjeje kufijtë e vitit 1967 janë pranuar si kufijtë e shtetit të Palestinës duke mos e njohur Izraelin.
Në vizionin e ri nuk bëhet fjalë për ndonjë lidhje me Vëllezërit Myslimanë, organizatë kjo e ndaluar në Egjipt.
Ndërkaq në dokumentin e ri politik thuhet se lufta e Hamasit nuk është me hebrenjtë për shkak të fesë së tyre, por me okupatorin sionist.
Në programin e ri gjithashtu thuhet se nuk do të pranohet asnjë projekt apo iniciativë e cila synon të anuloj çështjen e refugjatëve palestinezë.
Ndryshimet në rregulloren e Hamasit përkojnë para vizitës së Presidentit të Palestinës, Mahmud Abbas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me një vizion të ri Hamasi synon forcimin e marrëdhënieve me Egjiptin dhe vendet e Gjirit Persik.
Ndërkaq reagimi i parë në lidhje me këtë dokument erdhi nga Izraeli.
Zëdhënësi i Kryeministrisë së Izraelit, David Keyes, në një vlerësim në lidhje me vizionin dhe dokumentin e ri politik të shpalosur nga Lëvizja e Rezistencës Islame Hamas, ka akuzuar këtë të fundit se “po përpiqet të mashtrojë botën”.
Ndërkaq, në një deklaratë tjetër me shkrim nga zyra e Kryeministrit të Izraelit thuhet që “Kur Hamasi të lë ndërtimin e tuneleve të terrorit, atëherë kjo do të jetë ndryshim i vërtetë, megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi”.