0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Halloween-i në Saudi: ç’pocaqi!

Më të lexuarat

Festuesit halloween-as arabë: s’e dimë në është hallall apo haram

Halloween festohet në shumë vende çdo vit në fund të tetorit. Por kjo ngjarje e neveritshme festohet në Arabinë Saudite që nga viti 2019. Mediat në botë e shohin këtë sjellje të Arabisë Saudite si një shenjë të ndryshimeve sociale të sjella nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Mediat saudite i kushtojnë vëmendje të plotë Halloween-it. Kështu, Arab News ia kushtoi edhe faqen e parë kësaj ngjarjeje. Është interesante se si e përshkruajnë sauditët Halloween-in, të cilët siç shkruan Arab News kanë shijuar kostume të ndryshme atë natë.

“Ndërsa Halloween është shmangur prej kohësh në të gjithë Gjirin, pjesëmarrësit e ngjarjes e kanë përshkruar ngjarjen si një formë argëtimi të padëmshëm. Një vizitor, Khaled Alharbi, tha: ‘Veprimet bazohen në qëllime. Unë jam këtu vetëm për t’u argëtuar’”, shkruan Arab News.

Një nga pjesëmarrësit, Abdulrahman, ekspozoi një kostum të krijesës mitologjike të Amerikës së Veriut Wendigo. Legjenda thotë se krijesa folklorike është një shpirt keqdashës që përndjek qeniet njerëzore, nxit ndjenjat e lakmisë dhe urisë dhe i kanibalizon njerëzit duke u ushqyer me mishin e tyre. Kjo është hera e parë që Abdulrahman feston Halloween-in në vend.

“Është një festë e madhe, sinqerisht, dhe ka një frymë gëzimi… Sa për haram apo hallall, nuk e di për këtë. E festojmë vetëm për argëtim dhe asgjë tjetër. Ne nuk besojmë në asgjë”, tha ai për Arab News. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit