Deputeti Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj dënimit prej tetë vjetësh që ia shqiptoi Gjykata lidhur me sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës. Ky është reagimi i plotë i deputetit të dënuar Krasniqi:
GJYKATA NA DËNOI ME MBI 20 VITE BURG PËR RASTIN E MONTUAR PËR TERRORIZËM
Nuk mjaftoi fakti që ADN-të tona nuk u përputhën me gjurmët nga vendi i ngjarjes.
Nuk mjaftoi fakti që në pajisjet tona elektronike nuk u gjet as një gjë e vetme inkriminuese.
Nuk mjaftoi ekspertiza e FBI që tha se asnjëri prej nesh nuk mund të lidhet me sulmin në Kuvend.
Nuk mjaftuan deklaratat e dëshmitarëve që thanë se asnjërin prej nesh nuk mund ta identifikojnë si pjesëmarrës apo të përfshirë në këtë rast.
Nuk mjaftuan deklaratat e dëshmitarëve që treguan se Policia u ka shtuar deklarata pa dijeninë e tyrre…