-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Halit Meshal: Palestinezës do të vendosin vet për kauzën e tyre

Më të lexuarat

Lideri i Hamasit, Halid Meshal prononcohet për kanalin televiziv TRT World në lidhje me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem.

 

Lideri i Hamasit, Halid Meshal në lidhje me vendimin e ShBA-së për zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem tha se “Historia është më e madhe se ata. Populli palestinezë nuk do të përulet para tyre. Palestinezët do të vendosin vet për kauzën e tyre”.

Halid Meshal bëri deklarata të rëndësishme për kanalin televiziv TRT World të Radiotelevizionit të Turqisë, TRT që bënë transmetime në gjuhën angleze para zhvendosjes së ambasadës së ShBA-së në Jerusalem.

Meshal i bëri thirrje tërë botës për të përkrahur përpjekjet legjitime të popullit palestinezë dhe të shfaqë reagim më të fuqishëm ndaj vendimit të ShBA-së.

Ai vuri në dukje se është e nevojshme që të mos lejohet zhvendosja e ambasadës së ShBA-së në Jerusalem, ndërsa bëri thirrje për më shumë përkrahje të popullit palestinezë, i cili me javë të tëra me anë të protestave të “Marshimit të Madh të Kthimit” kërkon të drejtat e tij dhe ka dhënë edhe dëshmorë për këtë çështje.

“Populli ynë, i cili mbushi rrugët në Gazë, Bregun Perëndimor dhe jashtë Palestinës, u drejtohet njerëzve, liderëve, akademikëve. U bëjnë thirrje për t’iu bashkëngjitur në këtë moment historik. Kërkojnë mbështetje që për të ardhmen e Palestinës të vendos populli palestinezë e jo ShBA-ja dhe Izraeli”, bëri të ditur Meshal.

Halid Meshal shtoi se dëshira e vetme e popullit palestinezë, i cili bënë përpjekje me durim dhe vendosmëri, është liria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit