Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati nëpërmjet një shkrimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se kanë nisur sot ndërtimin e tri shtëpive të reja në komunën e Pejës.
Gjithsej numri i shtëpive që “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtojnë në Pejë do të jetë 15, ndërsa në gjithë Kosovën numri i shtëpive që do të nisin të ndërtohen gjatë muajit të Ramazanit do të jetë 100.
Marrëveshja që kjo organizatë ka bërë me Komunën e Pejës, parasheh që për çdo shtëpi që do të ndërtohet, Komuna e Pejës do t’i jap nga 5 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër të shpenzimeve do ta mbulojnë donatorët e kësaj organizate.