-2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Halep, dhjetëra fëmijë të bllokuar nën sulme në një ndërtesë

Më të lexuarat

UNICEF, ka bërë thirrje për evakuimin emergjent të fëmijëve nga ndërtesa ku ata janë bllokuar si pasojë e sulmeve intensive

ANKARA (AA) – Në një ndërtesë nën sulmet e rënda në qytetin Halep njoftohet se kanë mbetur të bllokuar mbi 100 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ka njoftuar se fëmijët të cilët nuk kanë pranë prindërit e tyre në lindje të Halepit kanë mbetur të bllokuar në një ndërtesë nën sulmet e rënda.

UNICEF, ka bërë thirrje për evakuimin emergjent të fëmijëve nga ndërtesa ku ata janë bllokuar si pasojë e sulmeve intensive.

Në deklaratën ku vihet në dukje se numri i fëmijëve mund të jetë më shumë se 100, drejtori rajonal i UNICEF-it, Geert Cappelaere tha se “Është koha që bota të ngrihet në këmbë për fëmijët e Halepit dhe ti japë fund këtij makthi që ata kanë përjetuar teksa janë në jetë”.

Ndër të tjera ai ka shtuar se UNICEF “ka shqetësime të thella” nga lajmet që nuk janë mundur të konfirmohen në lidhje se në Halep “janë ekzekutuar pa gjyq civilët duke përfshirë edhe fëmijët”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit