Gjenerali gjerman, Folker Halbauer, do të marrë sot komandën e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Ne ceremoninë, që do të zhvillohet në Prishtinë, Halbauer do të pranojë detyrën nga komandanti i deritashëm i KFOR-it, Erhrad Drevs, raporton rel.
Halbauer është komandanti i gjashtë i KFOR-it, që nga vendosja e trupave ndërkombëtare në Kosovë, më 1999.
Bundesveri ka rreth 900 ushtarë në Kosovë, çfarë është kontingjenti më i madh kombëtar.
Në ceremoninë e sotme të dorëzim-pranimit të përgjegjësive pritet të marrë pjesë edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, admirali Samuel Loklir.kohaislame