3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Hakerimi iranian, nis ndëshkimi në administratën shqiptare

Më të lexuarat

Urdhërr-arreste për ata që ishin rojtarë të sistemit, ja emrat…

Pas sulmit hakerues iranian mbi sistemin elektronik shqiptar, ia kanë behur ndëshkimet e para ndaj atyre që kanë përgjegjësinë të jenë roje të këtyre sulmeve.

Kështu, 5 urdhër-arreste janë lëshuar për 5 punonjës në sektorin e IT-së (tekonologjisë së informacionit), në Departamentin e Adrimistratës Publike, në kuadër të hetimeve për sulmet kibernetike të kryera nga Irani ndaj sistemeve elektronike shtetërore.

Ata janë:

Alketa Sulo – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

Altin Sallaku- Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

Rudina Llagami- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

Igli Lubonja – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe

Albi Gjeka – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

Sipas njoftimit zyrtar, “këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Thuhet se “punonjësit në fjalë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al”.

Më tej thuhet se “në rastin konkret, stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al.

 Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit