-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Hajni vrasës dhe prokurori i suspenduar

Më të lexuarat

Ndër ngjarjet më tragjike që nisën këtë vit, padyshim ishte vrasja e Egzon Mazrekut dhe plagosja e babait të tij, Naimit.
Djaloshi 22- vjeçar, Egzoni u vra në shtëpinë e tij, gjatë kohës që ai me familjen e tij, siç thanë dëshmitarët e ngjarjes, ishin duke ngrënë darkë, u plagos edhe babai i tij. Ngjarjen e cila e kishte trishtuar tërë këtë familje, mezi arriti ta tregojë njerka e Egzonit tashmë i ndjerë. “…Ai ka shtie nja 4-5 herë në Xonin dhe ai u rrëzue”-tha në mes tjerash duke qa më dënesë kjo dëshmitare. Familjarë të tjerë dyshojnë se personi që qëlloi në Egzonin dhe babanë e tij, Naimin, kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur.

Shkruan: Fehmi Maloku

Dyshimin se personi që vrau Egzonin dhe plagosi babain e tij, brenda shtëpisë së tyre, ishte person i armatosur që kishte hyrë për të vjedhur në këtë shtëpi, i pohuan edhe Policia dhe prokuroria. Edhe pse janë të dhënat e para për rastin, deri më tash, mund të thuhet se ky krim u krye nga një hajn i armatosur, që kishte hyrë për të vjedhur.
“Dyshohet se një person i armatosur ka hyrë për të plaçkitur-për të vjedhur në atë shtëpi, është hasë nga familjarët, tani i ndjeri dhe nga viktima tjetër, i cili është i lënduar dhe gjendet për shërim në spital…”, tha Prokurori Sylë Hoxha.
Të njëjtin konstatim e dha edhe Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha : “Përderisa ne në vendngjarje kemi gjetur edhe mjet-veglën e cila ka shërbye për hapjen me forcë të dyerve, është pa që ka pas zhvendosje të gjësendeve, do të thotë na jep me kuptu se aty i dyshuari ka kërku gjësende të vlershme…”.
Sipas këtyre deklaratave zyrtare dhe dëshmive të dëshmitareve që kanë qenë prezentë, sipas gjitha gjasave, personi që vrau dhe plagosi në familjen Mazreku të fshatit Sopi, ishte një hajn që kishte hyrë për të vjedhur brenda.

I përgatitur dhe i armatosur mirë, ai sapo është ndeshur me burrat e shtëpisë, ka sulmuar sa ka mundur. Njeriu e ka vështirë të pranojë të bëhet hajn se pastaj të gjitha i bën, sulmon, plagos madje edhe vret pa “bigajri hak”.
Tragjedia e familjes Mazreku, nuk është e vetmja e këtij lloji, në Kosovën, ka pasur edhe raste të tilla edhe në të kaluarën, e frikohem shumë se do të ketë edhe në të ardhmen. Madje, si po shkojnë gjërat, frikohem shumë, se do të përballemi shumë më shpesh. Marrë parasysh kushtet e rënda të shumicës, papunësinë e madhe, mungesën e perspektivën, rreziku i hajnisë ka tendenca të rritjes. Nga ana tjetër është sjellja indiferente, mosinteresimi i organeve kompetente për ta luftuar, madje për ta parandaluar sado pak këtë dukuri. Mund të merret me mend se çfarë krimi të madh bëri, personi (ndoshta kanë qenë më shumë se një), në familjen e viktimave në fjalë, si do të duhej të ndiqej ai (ata), dhe si do të ishte dënimi meritor për ta. Ne zakonisht, e njohim frazën (farsën) “hetimet vazhdojnë” ose “Policia është duke u marrë me rastin, në momentin që….”. I kuptoj fort mirë zyrtarët policor, i kuptoj edhe prokurorët e rasteve të tilla. Duhet të sillen konform rregullave të tyre, dhe nuk bënë të paragjykojnë për asnjë rast. Madje, jo secili qytetarë e katundarë duhet të jetë i përmbajtur dhe të mos e paragjykoj asnjë rast, derisa drejtësia ta thotë fjalën e vetë-me faktet konkrete. Por, si ta kuptojë këtë edhe familja Mazreku, e cila tashmë është e tronditur, nga vrasja dhe plagosja që sipas deklaratave të policisë dhe prokurorisë, ua ka shkaktuar një hajn. Ç’mund të thuhet tash për atë njëri që në përpjekje për t’i vjedhur shtëpinë u vrau djalin 22-vjeçar, dhe plagosi kryefamiljarin e tyre?!
Ende nuk e di a u kap autori i këtij krimi, dhe si do të veprohet ndaj tij. E di ndërkaq, se çfarëdo dënimi që t’i jepet atij, nuk do ta lehtësojë peshën e krimit që ai bëri. Problemi ndaj hajnit vrasës, mund të ketë dënim siç edhe ka nganjëherë, 2-3 javë burg dhe pastaj i lirë ose me kusht.
Ndaj një krimi kaq të madh, që nuk është i vetmi, do të duhej të kishte reagim shumë të ashpër, madje edhe dënim maksimal. E jo hetime të vazhdueshme, supozime e hamendësime. Mund të paramendohet, je duke ngrënë bukë në shtëpinë tënde me familjen dhe sakaq hyn dikush dhe të vret. Dhe pastaj ndaj këtij hajni vrasës e kriminel, shqiptohet një dënim i butë ose, ose lirohet me kusht!

“Çu bire cungun çu bire sakicën!”

Ai që kërkon madje masa të rënda edhe ndëshkohet, dënohet, gjobitet, ose suspendohet nga detyra e punës, siç u suspendua nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, prokurori Basri Morina. Një fjali e treguar si metaforë në një tribunë të hapur i kushtoi rrum 6-muaj suspendim. Para disa javësh, ai në një fjalim publik, tregonte se në një rast ka kërkuar që një të pandehuri t’i pritet dora si dënim: “Qu bire cungun qu bire sakicën”, tregonte vetë Morina të ketë kërkuar nga ndihmësi i tij, derisa pranë kishte një të akuzuar për vjedhje. Nuk shkuan as tri javë të plota pas këtij fjalimi dhe atij iu shpall suspendimi nga detyra sepse:

“Komisioni Disiplinor ka vlerësuar se mbetja e prokurorit Basri Morina, në detyrë dhe vazhdimi i kryerjes së detyrave të tij të përditshme si prokuror, mund të ndikoj negativisht në opinionin publik duke dëmtuar imazhin dhe duke e zbehur besimin e qytetarëve në sistemin prokurorial në tërësi”. Vendimin e mori Komisioni Disiplinor i Këshillit Porkurorial të Kosovës.

Gazeta (online) Express natyrisht, me “me profesionalizmin” “ paanshmërinë” dhe “korrektësinë” e saj, me të cilat shquhet, ia kishte zhvilluar procedurat këtij prokurori. Ajo madje edhe e shpalli me ngazëllim si fitore të veten, suspendimin e këtij prokurori, që sipas po kërkuaka Sheriat në Kosovë. E dija deri diku se sheriati vërtetë kërkon të ndëshkohet hajnat, që vjedhin pasurinë e tjerëve, të cilët madje edhe vrasin e plagosin, në përpjekje për të ikur nga vendi ku vjedhin, veç se jo me cung e me sakicë, po me mjete të cilat janë të caktuara, aty ku ka një ligj të tillë. Ne nuk e kemi, dhe nuk mund ta realizojmë, as për dëshirë të askujt e as për inati të dikujt. Nuk kam shumë njohuri rreth ndëshkimit të hajnisë sipas Sheriatit, mirëpo me aq sa e di, aj që konfirmohet se ka vjedh, duhet prerë dora veç jo me sakicë, madje edhe në këtë rast duhet të merret parasysh çdo detaj-sa është dëmi që ka shkaktuar vjedhja, dhe si mund të jenë pasojat e prerjes së dorës. Për të mos ia paralizuar p,sh dorën, në raste të caktuara, një pjesë e ndëshkimit bëhet gjoba me para dhe pjesa tjetër prerja e dorës, natyrisht por jo me Sakicë.

Gazeta-Portali “Express”, e cila me “profesionalizmit” e saj të dëshmuar tashmë, prodhon lajme e tituj të tipit: ”Vret VETEN pastaj edhe gruan”, prodhon kështu edhe “profesionalizma” tjerë, dhe për pak nga shpëtoi nga sbotimi i sheriatit në Kosovë. Nuk do të kishte raste sit ë familjes Mazreku, po të kishte pasur Sheriat, prandaj edhe nuk bën të ketë, sepse ne kemi ligjet tona dhe kushtetutën tonë, prandaj, kemi hajna kaq shumë, hajna që vrasin madje. Ç’na duhet neve prokurori që kërkon “Cungun dhe Sakicën” që sipas “Expressot” kërkon Sheriatin, kur ne jemi pjesë tashmë shumë e modernizuar e botës. Edhe hajnat vrasës i kanë të drejtat e tyre dhe duhet të trajtohen në mënyrë shumë dinjitoze. Pse vriten njerëzit në shtëpitë e tyrë, punë e madhe!

P.S

Para 2-3 vjetësh më duket, pata lexuar se Ministri i Drejtësisë në Gjermani -Jochen Hartloff, kishte propozuar sërish (pasi këtë propozim e kishte bërë edhe herë tjera) që disa pjesë të sistemit ligjor të merren nga sistemi ligjor islam (Sheriati) dhe të futen në sistemin ligjor gjerman.

penaime.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit