1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hajni në Handikos

Më të lexuarat

Paratë i rridhnin nga llogaria e bankës, por nuk dinte se nga i shkonin. Pasi u interesua, Afrim Maliqi, drejtor i organizatës ‘Hendikos’, zbuloi të dyshuarin. Ai ishte Shaqir Jakupi, arkëtari i organizatës, i cili duke falsifikuar nënshkrimin e drejtorit, dyshohet se vodhi rreth 78 mijë euro të kësaj OJQ-je. Ky person tash është në paraburgim dhe akuzohet për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Për një vit rresht, kishte tërheqje të vazhdueshme të parave nga fondi. Se nga rridhnin ato, askush nuk e dinte.
Organizata për persona me aftësi të kufizuara “Handikos”, kishte para të mjaftueshme në fondin e saj për anëtarët e vet.
Një donator italian ua dha ato për pesë-gjashtë vitet e ardhshme.
Paratë po ruheshin mirë në njërën nga bankat e Kosovës.
Por si për çudi, çdo ditë që kalonte, vërehej se ato po pakësoheshin.
Kjo ndodhi sidomos gjatë vitit 2011, e deri në janar të këtij viti.
Kur Afrim Maliqi, drejtor i “Handikosit” vërejti se diçka nuk është rregull, u interesua të dijë se çfarë po ndodh.
Ai në fund zbuloi se dikush në emër të tij kishte marrë para nga xhirollogaria./Express/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit