0 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

HAJDUTI I MADH – Si vjedhin të mëdhenjtë ?

Më të lexuarat

Dy hajdutë shkuan në një vilë dhe arritën ta gjejnë kasafortën. Pasi mjeshtri I madh e hapi atë me stil, aty kishte shumë para dhe diamante.

I morën dhe u ulën në tavolinë. Pastaj mjeshtri I tha nxënësit të tij hajdut. Tani nxirri letrat e bixhozit. Do luajmë.
-si more të luajmë, do na kapin, tha hajduti I ri e pa përvojë.
-bëj çfarë të them ore. E di unë atë punë.
Hajduti I ri nxorri letrat e bixhozit.
Tani merr tre kanaçe me Birrë dhe ulu. Ndize televizorin dhe ngrejë zërin.
I riu e humbi krejt. Por mjeshtri I tha: Bëj more çfarë të them.
Pas pak I zoti I vilës u zgjua dhe me armë në dorë erdhi para tyre duke I kërcënuar që të mos lëvizin nga vendi. Ata nuk e prishën qetësinë hiç.
Pastaj mori policinë dhe ata erdhën.
-Këta janë hajdutë dhe unë I kapa në flagrancë në shtëpinë time tha I zoti I vilës.
-Jo more z. Polic. Nuk është e vërtetë tha mjeshtri. Ky po luante bixhoz me ne. Humbi gjithçka dhe tha se do merrte policinë e do na akuzonte si hajdutë.
Polici pa vendin, tre birrat televizorin me zë të lartë dhe I tha të zotit të shtëpisë: More ti me kënd tallesh? Humb në bixhoz dhe do të na përdorësh ne? Bëje dhe njëherë dhe të rras brenda.
Argumentat e të zotit të shtëpisë nuk vlejtën.
E polici bëri të ikë.
Ndal pak I tha mjeshtri.
Si po ikën e na len këtu ky mund të na vrasë pasi I fituam gjithçka.

Kështu polici I mori në mbrojtje bashkë me paret dhe diamantet që kishin vjedhur.

Kështu Elitat Politike vjedhin popullin dhe mbrohen nga Gjykatat..

Shqipëroi: Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit