-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hajduti i çokollatave

Më të lexuarat

Pesëdhjetë vite më parë, në një qytet të Francës, një emigrant, xhaxha Ibrahimi nga Turqia, tashmë i shtyrë në moshë, kishte një dyqan ku shiste ushqime. Dyqani ndodhej në katin e parë të një godine, ku banonte një familje çifute. Kjo familje, kishte një djalë tetëvjeçar, i cili quhej Xhad. Fëmija i tyre, ishte mësuar që çdo ditë të zbriste në dyqanin e xha Ibrahimit dhe të blinte ushqimet e nevojshme të familjes. Përveç kësaj, sa herë që hynte e dilte, ai shfrytëzonte angazhimin e xhaxha Ibrahimit me klientë të tjerë dhe i vidhte nga një çokollatë.

Një ditë, djali i vogël nuk arriti ta marrë hisen e tij të çokollatës së përditshme. Por me të shkelur pragun e derës, dëgjoi zërin e ëmbël të xhaxhait Ibrahim që i thoshte:”Harrove të marrësh çokollatën tënde të përditshme bir!”

Xhad ngriu në vend. Ai kishte menduar se ia kishte hedhur atij plaku matuf. Gjer atëherë kishte besuar se ai nuk kishte kuptuar asgjë. Menjëherë u kthye dhe filloi ti lutet, përgjërohet dhe premtojë se nuk do e përsëriste më atë akt të turpshëm.

Xhaxha Ibrahimi i buzëqeshi dhe i tha:”Jo. Dua të më japësh fjalën se nuk do të vjedhësh gjë gjatë gjithë jetës tënde. Veç kësaj, çdo ditë që do të vish në dyqan, do të marrësh nga një çokollatë, si dhuratë prej meje.”

Xhad pranoi dhe uli kokën i buzëqeshur.

Vitet kalonin dhe xhaxhai Ibrahim u shndërrua në një prind të dytë, madje dhe në një shok të ngushtë. Sa herë që Xhad ndihej keq, përballej me ndonjë vështirësi dhe donte ti qajë hallin dikujt, drejtohej për tek xhaxha Ibrahimi. Pasi e dëgjonte me vëmendje, xha Ibrahimi nxirrte një libër nga sirtari, ia zgjaste Xhad-it dhe i kërkonte ta hapë në cilëndo faqe. Mandej, xhaxha Ibrahimi e merrte librin dhe lexonte diçka në faqen përkatëse. Pasi e mbyllte librin, i tregonte Xhad-it si duhet të veprojë në atë rast. Gjithmonë, zgjidhjet dhe ndihma e xhaxhait Ibrahim kishin qenë të efektshme.

Pas shtatëmbëdhjetë vitesh…

Kaluan plot shtatëmbëdhjetë vite dhe marrëdhëniet mes dy miqve veç forcoheshin. Tashmë Xhad kishte mbushur 24 vjeç, ndërkohë që xhaxha Ibrahimi kishte mbushur 67.

Para se të vdesë, xhaxha Ibrahimi kishte lënë një sënduk, brenda të cilit kishte vënë librin në të cilin gjente zgjidhjet për shqetësimet e Xhad. Ai i kishte porositur fëmijët e tij që këtë sënduk, pas vdekjes së tij, t’ia jepnin Xhad-dit, si dhuratë.

Sigurisht që Xhad u mërzit shumë me vdekjen e mikut të tij më të mirë. Fëmijët e tij, ia dorëzuan sëndukun. Pasi e hapi, pa në të librin, të cilin e vuri mënjanë.

Një ditë, përballet me një problem të madh, nga to që dinte t’ia zgjidhë vetëm xhaxha Ibrahimi. Menjëherë në mendje i erdhi libri në sënduk. Hapi sëndukun, nxori librin, e hapi dhe pa që ishte shkruar në arabisht, të cilën nuk e kuptonte. U nis për tek një koleg i tij tunizian dhe i kërkoi ti lexojë diçka. Mandej, Xhad i tregoi për hallin që kishte dhe kolegu tunizian, i tregoi si ta zgjidhë.

Xhad shtangu në vend.

Çfarë qenka ky libër që ofron zgjidhje të gatshme?!

Është Kurani. Ia ktheu tuniziani.

Ky është Kurani, libri i myslimanëve?! Pyeti Xhad.

Po – iu përgjigj tuniziani.

Çfarë duhet të bëj që të bëhem mysliman? Pyeti Xhad.

Të thuash: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër të merituar përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij – i tha me një frymë tuniziani.

Xhad aty për aty: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër të merituar përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij.

Kështu, Xhad u bë mysliman dhe që atë ditë, zgjodhi për emër Xhadullah Kurani. Që atë ditë, vendosi që pjeën tjetër të jetës t’ia kushtojë Kuranit dhe mesazhit të tij. Ai e mësoi përmendësh Kuranin, e kuptoi mirë dhe filloi t’ua prezantojë njerëzve të tjerë në Evropë.

Një ditë, ai kishte hapur mus’hafin që ia kishte dhuruar xhaxha Ibrahimi. Brenda tij ishte harta e botës, mbi hartën e Afrikës ishte firma e xhaxha Ibrahimit dhe poshtë saj:”Fto në rrugën e Zotit me urtësi dhe butësi!”

Këtë, ai e interpretoi si një porosi nga ana e xhaxha Ibrahimit, të cilën vendosi ta zbatojë menjëherë. Kështu, e la Evropën dhe u nis drejt Kenias, Sudanit të jugut, Uganda dhe vende të tjera afrikane. Ai u bë shkak që fiset Zulu, të pranojnë islamin.

Pasi kaloi vite të tëra duke i prezantuar banorët e kontinentit afrikan me islamin, Xhadullah Kurani, ndërroi jetë, për shkak të sëmundjeve që kishte marrë atje. Ai ndërroi jetë në vitin 2003, në moshën 54 vjeçare.

Dy vite pasi kishte ndërruar jetë, nëna e tij me besim fetar hebraizmin, përqafon islamin, në moshë të thyer. Ajo tregon se tridhjetë vitet e fundit, vite të cilat i biri i saj i kaloi duke propaganduar islamin, i kishte kaluar duke u përpjekur që ti ndryshojë mendje të birit, që të kthehet sërish në fenë e të parëve. Me gjithë arsimin e lartë dhe aftësitë e saj bindëse, dështoi në këtë mision. Sakaq, xhaxha Ibrahimi, ai burrë i moshuar dhe i paarsimuar mysliman, kishte arritur që t’ia ndryshojë besimin të birit.

Përse e pranoi Islamin Xhad?

Ai vetë tregon se përgjatë shtatëmbëdhjetë viteve, xhaxha Ibrahimin nuk e kishte dëgjuar asnjëherë të përdorë fjalë si “Qafir” dhe “çifut” apo qoftë dhe ti kërkojë që të bëhet mysliman. Gjatë shtatëmbëdhjetë viteve nuk i kishte folur as dhe një fjalë për fenë islame, hebraike apo për faktin se ai vetë ishte mysliman.

Një herë, dikush e pyeti sesi ndihej rreth faktit që ishte bërë shkak që miliona njerëz në Afrikë kishin pranuar Islamin për shkak të tij. Ai u përgjigj se gjithçka ishte vetëm një pjesë e mirënjohjes që ndjente për xhaxha Ibrahimin.

Historia e Xhad me xhaxha Ibrahimin, është bërë dhe film. (Monsiour Ibrahim).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit