Hfz. Nermin Çakiq ka lindur në Travnik. Pas përfundimit të arsimit fillor regjistrohet në medresenë Elçi Ibrahim-pasha në Travnik. Në prill të vitit 2009, si studente e medresesë, nën mbikëqyrjen e prof. hfz.Fadil Bektash përfundon hifzin e Kur’anit të Shenjtë, dhe kështu bëhet hafizja e parë e Kur’anit nga Medreseja e Travnikut.
Në vitin 2014 diplomon në Fakultetin e Studimeve Islame në Sarajevë dhe fiton titullin profesor i teologjisë islame. Studimet pasuniversitare i përfundon në të njëjtin universitet dhe aktualisht është në proces të zhvillimit të tezës master. Si studiuese angazhohet në bibliotekën e Gazi Husrev-beut, në arkivën e Bashkësisë Islame.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Hfz. Nermin ishte kandidat për Këshillin Bashkiak në Novi Travnik. Me 505 vota të fituar, bëhet anëtare dhe kështu arrin dy suksese, si gruaja e parë me shami në Këshillin Bashkiak në Novi Travnik dhe hafizja e zgjedhur në një këshill bashkiak në gjithë vendin./islamgjakova/