4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Haaretz: Biden, vendime të prera për Gazën

Më të lexuarat

Vërtet presidenti amerikan kërkon t’i japë fund gjenocidit izraelit?

Sipas gazetës Haaretz, zyrtarët izraelitë janë të bindur se presidenti amerikan Joe Biden do të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës në dy muajt e fundit të mandatit të tij.

Zyrtarët, identitetet e të cilëve nuk u zbuluan nga gazeta izraelite, thanë se hapat e pritshëm të Biden do të përfshinin vendime që ai i kishte shmangur më parë, të tilla si mosmbrojtja e Izraelit në forumet ndërkombëtare dhe ngadalësimi i dërgesave të armëve.

Gazeta gjithashtu raportoi nga diplomatët perëndimorë se ka dyshime në rritje se Izraeli po kryen një zhvendosje masive të palestinezëve nga Rripi verior i Gazës. Ata theksuan se, “nëse Uashingtoni arrin në përfundimin se Izraeli po zbaton ‘Planin e Gjeneralit’ në veri të Gazës, do të detyrohet të reagojë”, pa specifikuar se cili do të ishte ai reagim.

“Plani i Gjeneralit” është një plan ushtarak që është miratuar nga një numër i madh gjeneralësh ushtarakë dhe i është propozuar nga ish-gjenerali i ushtrisë izraelite, Giora Eiland, kryeministrit Benjamin Netanyahu. Plani u hartua në shtator 2024 me qëllim të zhvendosjes me forcë të popullsisë së Rripit të Gazës veriore duke vendosur një rrethim të plotë të zonës dhe duke ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare me qëllim që të vdisnin nga uria civilët e mbetur dhe luftëtarët e rezistencës dhe t’i çonin në zgjedhjen e vdekjes ose e dorëzimit.

Marrëveshja për armëpushim

Pavarësisht mbështetjes së madhe dhe të vazhdueshme ushtarake dhe diplomatike amerikane ndaj Izraelit gjatë agresionit në Rripin e Gazës, presidenti amerikan Joe Biden konfirmon në deklaratat e tij se administrata e tij po punon për arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim në Rrip dhe lirimin e të burgosurve izraelitë.

Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, ka nisur luftë kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023. Me mijëra të vdekur dhe të plagosur në këtë luftë, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe më shumë se dhjetë mijë njerëz janë të zhdukur.

Tel Avivi vazhdon luftën, duke injoruar dy rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bëjnë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës, si dhe urdhrat nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për të marrë masa për të parandaluar aktet e gjenocidit dhe për të përmirësuar kushtet katastrofike humanitare në Rripin e Gazës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit