14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Gylen u ka thënë pasuesve të tij se “Dita e Gjykimit do të ndodh në vitin 2186”

Më të lexuarat

“Një ditë Yavuz Aydin më tha se kreu i organizatës Fetullah Gylen u ka thënë se në vitin 2186 do të ndodhë Dita e Gjykimit”, rrëfen ish togeri A.O.

 

IZMIR (AA) – Ish togeri i ushtrisë turke A.O., i cili është i akuzuar në procesin lidhur me tentimin për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi, deklaroi se personi që ishte kontakti i tij me FETO-n, i ka thënë se kreu i organizatës Fetullah Gylen pasuesve u ka thënë se në vitin 2186 do të ndodhë Dita e Gjykimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Gjykatën e krimeve në Izmir ka vazhduar procesi gjyqësor në lidhje me tentimin për grusht shteti në Turqi në korrik të vitit 2016. Proces ky, në të cilin i akuzuari i parë është lideri i organizatës terroriste FETO Fetullah Gylen, janë përfshirë 280 persona, prej të cilëve 147 ndodhen në burg.

Ish togeri A.O., i akuzuar në procesin në fjalë, i cili mbrohet në liri, sot u mor në pyetje ku dha informacione rreth organziatës terroriste FETO.

A.O., tha se kontaktin e parë me organizatën e kishte realizuar në vitin 2004, ndërsa ishte nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore.

Ai tha se kontakti i tij aso kohe ishte pjesëtari i organizatës me emrin e koduar “Bilal”, dhe se më vonë për të ishte ngarkuar Yavuz Aydin nga Erzurumi, emri i koduar i të cilit ishte “Selim”.

Ai më tej ka deklaruar se si nxënës i shkollës fillore në organizatë është pyetur nëse dëshiron të vazhdojë arsimin e mesëm në shkollën e lartë ushtarake, për të cilën kishte thënë se që në fëmijëri kishte ëndërruar që të bëhet një oficer ushtarak. Ai gjithashtu tha se vëllai i tij binjak M.O. kishte dashur të bëhej pilot, i cili gjithashtu u bashkua me organizatën.

“Anëtarët e FETO-s gjatë përgatitjes për provim pranues na dhanë emra të koduar. Mua më dhanë emrin ‘Talha’, kurse vëllait tim ‘Umer’, dy shokëve të tjerë ‘Ali’ dhe ‘Musab’. Atëherë ne morëm pjesë në kampet brenda organizatës ku jemi përgatitur për provim. Sa kam patur mundësi që të shohë aktakuzën, anëtarët e FETO-s disa ushtarëve u kanë dhënë pyetjet e provimit, por ne nuk kemi marrë ndonjë pyetje”, tha A.O.

Pas kalimit të provimit për pranim në shkollën ushtarake në Stamboll, A.O. thekson se ka vazhduar kontaktet me organizatën në atë kohë. Sipas tij, ai donte të ndërpresë këtë kontakt, por Yavuz Aydin ishte këmbëngulës. Ai nuk donte më të shihej me anëtarët e organizatës dhe pas kësaj me Aydinin ka komunikuar kryesisht përmes telefonit.

A.O. gjithashtu deklaroi se më parë, ndërsa ishte më i ri, nuk ka pyetur shumë për gjëra të caktuara brenda FETO-s që nuk ishin të qarta për të, por më kalimin e kohës ai filloi të kuptonte disa gjëra. Sipas tij, atij shumë i pengonte fakti se anëtarët e FETO-s vazhdimisht e kontrollonin atë.

“Një ditë Yavuz Aydin më tha se kreu i organizatës Fetullah Gylen u ka thënë se në vitin 2186 do të ndodhë Dita e Gjykimit. Unë e pyeta ‘Si mund Gyleni ta dijë këtë’, kurse Aydin m’u përgjigj se ‘Gyleni e di këtë sepse ai është një rob të cilin Allahu e do shumë’. Aydin, ata që ishin larguar nga organizata i quante tradhtarë”, shpejgon A.O.

Pas vitit 2010, A.O. plotësisht kishte ndërprerë kontaktin me FETO-n, por Aydin edhe më tej ishte përpjekur të bisedojë me të. Ai nuk është ndalur me kaq, kështu ka shkuar në shtëpinë e prindërve të tij për t’u interesuar rreth tij. A.O. në vitin 2014 u bë toger dhe siç thotë, e ka ndërruar numrin e telefonit që të mos ketë më kontakt me Aydin-in.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit