1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulm ndaj depove të naftës në qytetin rus Belgorod

Më të lexuarat

Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod ka akuzuar helikopterët ushtarakë ukrainas se kanë sulmuar një depo nafte në qytet.

Vyacheslav Gladkov tha në kanalin e tij Telegram se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas, përcjell Telegrafi.

Ai më herët kishte thënë se dy njerëz janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.

Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët, tha ai.

Belgorod ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri ukrainas dhe 60 kilometra nga qyteti ukrainas i Kharkiv, i cili është bombarduar nga trupat ruse që nga fillimi i agresionit në Ukrainë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit