-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Guvernatori i Bankës Qendrore të Turqisë: Rënien e inflacionit do të nxisim me stabilitet makroekonomik

Më të lexuarat

Stamboll

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të përdorë mekanizmat e politikës monetare në mënyrë efektive për të arritur një rënie të qëndrueshme të inflacionit, deklaroi guvernatori i ri i institucionit, Şahap Kavcıoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rënien e inflacionit do të nxisim me stabilitetin makroekonomik përmes uljes së primeve të rrezikut të vendit dhe me përmirësim të qëndrueshëm të kostos së financimit e cila do të kontribuojë në zhvillimin e kushteve të nevojshme për të rritur investimet, prodhimin, eksportet dhe punësimin”, tha Kavcıoğlu.

Ish-deputeti Şahap Kavcıoğlu u emërua në krye të Bankës Qendrore të Turqisë pas shkarkimit të Naci Ağbal të shtunën.

Kreu i ri i Bankës Qendrore vuri në dukje se takimet e Komitetit të politikës monetare do të zhvillohen siç ishte planifikuar më parë.

Burimi: aa.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit