Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u ka bërë thirrje të gjithë udhëheqësve fetarë në botë që të bashkohen në luftën për paqen kudo si dhe në atë kundër pandemisë Covid-19.
Ai vuri në dukje se të krishterët së shpejti do të festonin Pashkën, hebrenjtë shënojnë Pesah dhe muslimanët së shpejti do ta mirëpresin muajin e Ramazanit.
Ai tha se përhapja e virusit koronar ka çuar në një situatë surreale; rrugë të shkreta dhe shqetësim për të gjithë njerëzit për të dashurit e tyre.
“Unë u bëj thirrje të gjithë njerëzve që të mos harrojnë kategoritë e cenueshme të njerëzve dhe profesionistëve të shëndetit. Së bashku, ne mund dhe do të mposhtim virusin Corona, përmes bashkëpunimit, solidaritetit dhe besimit”, tha Guterres.
Corona u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli pandeminë globale Covid-19 më 11 mars të këtij viti.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, 1,712,674 njerëz janë infektuar në të gjithë botën.
Më shumë se 103,000 kanë vdekur si rezultat i infeksionit dhe gati 390,000 janë shëruar. /tesheshi.com/