Guterres duke e cilësuar “tragjike” situatën e përjetuar në rajon, ka theksuar Gaza ka nevojë për zgjidhje që të eliminojë problemet e saj
GAZA (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për “ofrimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe zbatimin e rezolutës 1860 të KS-OKB-së i cili parashikon heqjen e bllokadës”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në një shkollë të emërtuar “Haleb” të Agjencisë së Ndihmave të OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) e cila ndodhet në qytetin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, Guterres duke e cilësuar “tragjike” situatën e përjetuar në rajon, ka theksuar Gaza ka nevojë për zgjidhje që të eliminojë problemet e saj.
Duke bërë të ditur se do të ofrojnë 4 milionë dollarë për mbështetjen e punonjësve të UNRWA-së dhe programeve emergjente, ai tha se “Gaza po përjeton një prej krizave më të thella njerëzore të cilat unë i kam vërejtur që nga periudha që kam punuar në OKB.”
Duke bërë thirrje për sigurimin e armëpushimit në Gaza dhe zbatimin e rezolutës 1860 të KS-OKB-së i cili parashikon heqjen e bllokadës, Guterres është shprehur “Më i rëndësishëm është vendimi i KS-OKB-së për heqjen e bllokadës në Gaza. Nën këto kushte në Rripin e Gazës përjetohen disa probleme.”
Pasi ka njoftuar se përçarja e brendshme në Palestinë dëmton kauzën e popullit të Palestinës, Guterres ka vënë theksin se është i nevojshëm një proces i besueshëm politik për zbatimin e parimit të “zgjidhjes me dy shtete”.
Më tej Guterres ka vënë në dukje se shpreson që vizita e tij në të ardhmen të ofrojë kontribut për “shtetin palestinez i cili do të jetojë i qetë dhe në siguri”.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me 8 janar 2009 miratoi rezolutën 1860 i cili parashikon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të Izraelit ndaj Gazës, hapjen e përhershme të pikave kufitare, lejimin e kalimit të ushqimeve në mënyrë të rregullt dhe mos pengimin e ndihmave humanitare.