0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Guterres paralajmëron për konflikt të mundshëm Izrael-Hizbullah

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres paralajmëroi për rritjen e mundësisë për një konflikti të ri të mundshëm ndërmjet Hizbullahut dhe Izraelit.

Guterres në raportin e prezantuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tregon se dërgimi i armëve për Hizbullahun po vazhdon “në mënyrë të rregullt”, ndërsa bëri thirrje për përmbajtje duke iu referuar fjalimeve kërcënuese të anëtarëve të kësaj lëvizjeje dhe të Izraelit.

“Kjo shkakton keqkuptime dhe rrit rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit”, tha ai.

Kreu i OKB-së u bëri thirrje palëve, të cilët kanë hyrë në luftë në vitin 2006 që “gjithmonë të veprojnë në mënyrë të përmbajtur”.

Në vendimin e OKB-së, i cili i kishte dhënë fund luftës mes Hizbullahut dhe Izraelit, kërkohet çarmatimi dhe shmangia nga mobilizimi i Hizbullahut dhe të gjithë militantëve të tjerë në Liban. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit