22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Siri – Dokumentohen vrasjet e rreth 25 mijë grave gjatë luftës

Më të lexuarat

Në një raport të ri, Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tha se gjithsej 24,746 gra humbën jetën në Siri që nga marsi i vitit 2011 e deri në vitin 2017.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut publikoi të dhënat mbi vrasjet e grave gjatë konflikteve dhe sulmeve në luftës civile 7-vjeçare të Sirisë.

Sipas studimit të bërë numri i grave që humbën jetën gjatë luftës civile dhe të cilat janë të dokumentuara arrin në 24 mijë e 746.

Regjimi sirian ishte përgjegjës për vdekjen e 20.919 grave, duke përbërë rreth 84.5 për qind të numrit total të vdekjeve, tha kjo organizatë.

Në raport gjithashtu thuhet se forcat ruse, që mbështesin regjimin sirian, organizata terroriste PKK / PYD dhe organizata terroriste DAESH ishin përgjegjës për vdekjen e 988, 573 dhe 136 grave përkatësisht.

Të paktën 611 gra u vranë nga koalicioni ndërkombëtar për luftën kundër DAESH-it i udhëhequr nga SHBA dhe 889 gra nga opozita siriane që nga viti 2011.

Në raport gjithashtu thuhet se në periudhën mars–nëntor 2017 kanë humbur jetën 57 gra për shkak të luftimeve mes palëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se forcat e regjimit kanë vrarë me torturë 41 gra, DAESH-i 13 dhe PKK/PYD-ja 2.

Sipas raportit, rreth 8,289 gra mbeten nën “arrestim arbitrar ose janë zhdukur me forcë” nga partitë ndërluftuese në Siri.

Sipas kësaj regjimi arrestoi 6 mijë e 736 gra, PKK/PYD-ja 257, ndërsa DAESH-i 337.

Në raport vihet theksi se krimet e kryera ndaj grave nga ana e regjimit dhe përkrahësve duhet të marrin fund sa më parë, ndërsa Organizatës së Kombeve të Bashkuara i bëhet thirrje për tu vënë në veprim për mbrojtjen e grave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit