0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Guterres: Komuniteti ndërkombëtar të dërgojë mesazh të fuqishëm për Arakanin

Më të lexuarat

Guterres i bëri thirrje KS-OKB-së që të përmbushë detyrën e saj dhe shtoi se përgjegjësia kryesore për vendosjen e sigurisë i përket qeverisë së Mianmarit

KOMBET E BASHKUARA (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dërgojë një mesazh të fuqishëm për dhënien fund të rrethit vicioz të Arakanit dhe të parandolojë rritjen e mëtejshme të krizës dhe përjetimin e një fatkeqësie njerëzore, raporton Anadolu Agency (AA).

Guterres i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në lidhje me shqetësimin e tij për ngjarjet e dhunës në rajonin Arakan të Mianmarit.

Duke bërë të ditur se siguria, situata njerëzore dhe shkeljet e të drejtave në Arakan janë jashtëzakonisht shqetësuese Guterres ka tërhequr vëemendjen se në 5 vitet e fundit në rajon është përjetuar “vala e tretë e dhunës së madhe”.

Ndër të tjera pasi ka vënë theksin se gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë ata që preken më së shumti nga ngjarjet e dhunës pa dallim të zbatuar nga forcat e sigurisë së Mianmarit, Guterres ka shtuar se “Mijëra persona janë strehuar në Bangladesh, disa prej tyre të plagosur dhe disa në nevojë për ndihma humanitare. Mijëra të tjerë kanë humbur jetën teksa përpiqeshin të largoheshin dhe duke mbetur të bllokuar në kufi. Situata tmerruese aktuale duke u kthyer në një fatkeqësi njerëzore mund të vendosë në rrezik paqen dhe sigurinë përtej kufijve të Mianmarit”.

Kreu i OKB-së tha se komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësinë për të parandoluar rritjen e mëtejshme të krizës dhe për të bërë thirrje për maturi që të mos ndodhë një fatkeqësi njerëzore. Guterres i bëri thirrje KS-OKB-së që të përmbushë detyrën e saj dhe shtoi se përgjegjësia kryesore për vendosjen e sigurisë i përket qeverisë së Mianmarit.

Drejtori ekzekutiv i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Anthony Lake në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se fëmijët dhe gratë përbëjnë 80 përqind të më shumë se 125 mijë refugjatëve nga Arakani që janë larguar në Bangladesh që nga 25 gushti i këtij viti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit