Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje Izraelit që të garantojë qasjen e ndihmave humanitare në Gaza ndërsa Hamasit i bëri thirrje të lirojë pengjet.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje Izraelit që të garantojë qasjen e ndihmave humanitare në Gaza ndërsa Hamasit i bëri thirrje të lirojë pengjet, transmeton Anadolu.
Guterres bëri një deklaratë me shkrim lidhur me zhvillimet në konfliktin Izrael-Palestinë. “Jemi në prag të greminës në Lindjen e Mesme”, tha ai dhe vuri në dukje se ka dy thirrje të rëndësishme.
Duke i bërë thirrje Hamasit që të lirojë pengjet pa kushte, Guterres tha se “Izraeli duhet të garantojë qasje urgjente dhe pa pengesë për sigurimin e ndihmës humanitare ndaj civilëve në Gaza”.
“Në Gaza po mbarojnë uji, energjia elektrike dhe nevojat e tjera bazë”, nënvizoi Guterres duke shtuar se OKB-ja ka depo në Egjipt, Jordani, Izrael dhe Bregun Perëndimor dhe se nga këtu mund të transportojë produktet brenda disa orëve.
Pasi vuri theksin se që të dy thirrjet e tij janë të rëndësishme, Guterres tha që të dy elementët duhet të zbatohen pa u bërë temë diskutimi.