1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Guterres: Duam armëpushim humanitar në Gaza dhe Ramazani mund të jetë mundësi për këtë

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se duan armëpushim humanitar në Gaza dhe se Ramazani mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta arritur këtë, transmeton Anadolu.

Duke marrë pjesë në programin e televizionit italian “Nove”, Guterres tha: “Mënyra se si po zhvillohet lufta në Gaza tregon se civilët paguajnë çmimin më të lartë. Kjo është e qartë. Izraeli tha se kjo është luftë kundër Hamasit, jo palestinezëve, por e vërteta është se është kthyer në ndëshkim kolektiv të palestinezëve. Për këtë ne themi ‘mjaft më’. Ne duam armëpushim humanitar në Gaza dhe Ramazani mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta arritur këtë”.

Ai theksoi se bombardimet e vazhdueshme ndaj Gazës gjatë Ramazanit “mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm” në botën islame.

Kreu i OKB-së potencoi rëndësinë e sigurimit të një paqeje të drejtë në Ukrainë dhe respektimit të integritetit të saj territorial. “Nuk mendoj se ka vullnet për të filluar negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha Guterres.

Guterres tha se kur filloi karrierën e tij, kishte një botë bipolare dhe të ndarë me rregulla. Sipas tij, ne po kalojmë nga një rend botëror unipolar në një botë kaotike që nuk është ende shumëpolare.

Ai thotë se do të ketë propozime shumë të rëndësishme në lidhje me përgatitjen për reformën e OKB-së. “Nuk ka asnjë shtet të vetëm afrikan në Këshillin e Sigurimit. Prandaj, përbërja duhet të rimendohet. Edhe pse është e pamundur të jepet fuqia e vetos, një përbërje më e gjerë mund të përfaqësojë botën moderne”, tha Guterres.
|AA|

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit