-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Guterres dhe Erdogan pritet të takohen sot me Zelenskyn në Ukrainë

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të duhej sot të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si dhe me presidentin turk Recep  Tayyip Erdogan në Lviv, qytet ky në perëndim të Ukrainës, pas gati gjashtë muajve që kur filloi pushtimi rus në këtë vend.

Tre krerët do të diskutojnë për transportimin e drithërave të Ukrainëis, por edhe “për nevojën e zgjidhjet politike. Nuk dyshoj që do të diskutohet edhe për centralin bërthamor Zaporizhzhia dhe tema tjera ”, ka paralajmëruar zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric.

Zelensky në fjalimin e tij më të fundit drejtuar kombit ukrainas, ka thënë se Guterres tashmë është nisur për në Ukrainë – duke u zotuar se do të punojnë për të arritur rezultatet e nevojshme për Ukrainën.

Guterres pritet të udhëtojë më pas në Odesa, në njërin prej tri porteve nga ku transportohen drithërat, e rrugëtimin do ta vazhdojë për në Turqi ku do të vizitojë edhe qendrën koordinuese që mbikëqyr marrëveshjen për transport të sigurtë të drithërave.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, nga 1 deri më 15 gusht janë nisur 21 anije me drithëra, që për destinacion kanë vende të ndryshme të botës. Madje është bërë e ditur se 563.317 tonelata me drithëra janë shpërndarë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit